DETAJE TË REJA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ka të plagosur (VIDEO-FOTO)

May 13, 2018 | 21:57
SHPËRNDAJE

Mbremjen e kesaj te diele jane degjuar te shtena me arme zjarri ne zonen e Selites, ne Tirane.

Nga deshmite e para të personave ne vendngjarje u tha se dyshohej se ka nje person te plagosur, por “Panorama” meson nuk ka pasur plagosje por vetem te shtena, nderkohe deshmitaret pohojne se kane pare persona te gjakosur.

“Policia mori nje person te gjakosur dhe e futi ne makine”, ishte kjo deshmia e nje personi qe ndodhej ne vendin e ngjarjes. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

2da8c43a-b86e-4703-92a7-03dBurime nga policia bejne me dije se ka pasur nje konflik ne nje lokal ne kete zone, dhe ka pasur te shtena me arme zjarri por nuk jane identifikuar te plagosur, nderkohe po behet verifikimi ne spitale, ndersa nje nga autoret qe eshte perfshire ne konflik eshte arrestuar.

Mesohet se kane qene te dy te armatosur dhe kane qelluar me arme, ndersa njerin prej tyre e ka prekur plumbi por pa lendime seruioze.

Policia heton per zbardhjen e plote te rrethanave.

Njoftimi i policise:

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.

Në vendngjarje është gjetuar një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.

Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura