Konflikt në takimin për primaret e PD-së në Laç! Qëllohet me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim autori (Detajet)

Nov 28, 2022 | 20:14
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në mbrëmje në qendër të qytetit të Laçit në një takim elektoral të Partisë Demokratike për procesin e primareve.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se ka pasur një takim të kandidatëve të primareve me Kryesinë e PD-së, ku disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku nga informacionet e para, mësohet se është qëlluar në ajër. Më pas, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, teksa policia ka shpallur autorin. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, teksa pritet edhe reagimi zyrtar i policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura