Të shtëna me armë tek “Ish-parku i autobusëve”, plagoset në këmbë një person, dyshohet për një tjetër të lënduar! Policia ngre pika kontrolli

Oct 13, 2021 | 17:21
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ish-parku i autobusëve”. Burime për Panorama.al bëjnë me dije se një prej të lënduarve ka marrë një plagë në këmbë.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy të rinjtë Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela.

Deri më tani, rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta teksa policia ka shkuar në vendngjarje.

Uniformat blu kanë bërë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura