Shpëtohen nga rrënojat 22 persona në Durrës, 1.900 forca policie në terren, nga efektivët xhenio te Forcat Speciale

Nov 26, 2019 | 8:54
SHPËRNDAJE

22 persona janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura në qarkun e Durrës.

Mësohet se ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

pallati ne Durres, lagjia 184

Tërmeti i fortë që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sjellë bilanc tragjik në vend, ku deri më tani numërohen 6 viktima, ndërsa të tjerë persona ndodhen nën rrënoja.

“Ne aksion prane rrenojave ne Durres e Thumane: efektivet xhenio, efektive te Forcave Speciale dhe te kerkim shpetimit”, thote ministria e Brendshme.

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Deri në këto momente u është dhënë ndihmē mbi 260 qytetarëve.

Për çdo ndihmë telefononi në numrin falas 112, raporton Ministria e Brendshme

termeti demet ne durres (4) termeti demet ne durres (1) Termeti i fuqishem 64 balle (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura