Shkon në 19 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë 84-vjeçarja

Apr 4, 2020 | 22:54
SHPËRNDAJE

Një 84-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën nga koronavirusi mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv, viktima e dytë në 24 orë, duke e çuar numrin total në 19.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ku theksohet se e moshuara ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe se kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

tirana infektivi karantine (18)

Ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, Ministria bën edhe njëherë apel për respektimin e masave nga qyettarët, duke theksuar se është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Deri më tani, në vendin tonë zyrtarisht numërohen 333 të infektuar me COVID-19, ndërsa 100 persona janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19. Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura