Sherri në lokal, plagoset me thikë një person në Fier

Dec 17, 2017 | 18:09
SHPËRNDAJE

Një 31 vjecar është goditur me thikë nga një 40 vjecar në Levan të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 9 në urgjencën e spitalit në Fier është paraqitur me plagë në bark shtetasi me inicialet F.S. Autori i dyshuar për plagosjen e tij është  shtetasi D.H i moshës 40 vjeç. Policia po punon për kapjen e tij.

thike

Informacion paraprak

Në datën 17.12.2017, rreth orës 09:00, në urgjencën e spitalit Fier është sjellë për mjekim shtetasi F.S, 31 vjeç,  banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.

Në një lokal në fshatin Lavan, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, ka goditur goditur me thikë në bark shtetasin F.S. Shtetasi F.S po mer mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura