Saimir Tahiri lihet i lirë, gjykata jep vendimin pas dy orësh seancë me dyer të mbyllura

May 28, 2018 | 15:42
SHPËRNDAJE

Update/ Gjykata e Apelit ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dhe tashme Tahiri do te hetohet ne gjendje te lire.

Sipas avokatit Maks Haxhia,Saimir Tahiri është pa asnjë masë sigurie tashmë, duke u shprehur se nuk ka asnje prove per t’i lidhur me kete veprimtari kriminale per te cilat akuzohet.

“Përfundimisht Tahiri është pa masë sigurie. Gjykata shfuqizon masën ndaj ish-ministrit. Nuk ishte fitore personale por e bazuar mbi ligjin.”, u shpreh haxhia ne nje deklarate per mediat.

Deklaraten e nje dite me pare te ambasadorit amerikan Donald Lu, Maks Haxhia tha se e kishte interpretuar në dy pjesë.

“Atë mesazh e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante, ose me probleme sociale politike, që të dyja palët kundërshtare, ose dhe metoda të tilla që nuk duan të jepet vendimi kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi i zotit Lu, që ishte shumë i rëndësishëm është që Gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj”, tha avokati i Tahirit.tahiri

Më herët, rreth orës 13:30 të dites se sotme, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka lene banesen, ku ndodhet ne arrest shtepie, per te qene pjese e seances ne Gjykaten e Apelit për Krime të Rënda, e cila pritet të vendosë sot nëse ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” apo jo.

Per rreth dy ore ai ndodhet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku po vijon seanca per shqyrtimin e mases per ish ministrin.

Ashtu si edhe seancen e shkuar, Tahiri eshte shoqeruar nga nje makine policie, e cila u fut ne pjesen e garazhit dhe doli praj andej se bashku me ish ministrin.

tahiri maks haxhia

Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë sot për “fatin” e Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e më- parshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretisht ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion.

Megjithatë, nuk është çudi që të merret një vendim i njëjtë me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, kur Tahirit kjo treshe i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar me një vendim të gjyqtares Liljana Baku në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Dy javë pasi iu ndalua të dalë jashtë Shqipërisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fitoi në Apel jo vetëm pasaportën dhe kartën e identitetit, por edhe betejën ndaj dy vendimeve të Shkallës së Parë që e ndalonin të udhëtonte përtej kufijve.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, avokati i tij Maksim Haxhia dhe ish-ministri kanë këmbëngulur për heqjen e masës që u dha në dy data të ndryshme nga e njëjta gjyqtare. Pas argumentit se nuk kishte prova, kërkesa u pranua nga gjyqtarët Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Nertina Kosova.

PANORAMA

tahiri4 tahiri3 tahiri2 tahiri1 tahiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura