Rama ashpërson tonet me pedagogët: Do bashkohem me studentët dhe do ju vij përballë…

| 12:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga prezantimi i “Paktit për Universitetin”,  ka debatuar me zv/ rektoren e Universitetin e Tiranës, Gentiana Kerën. Ka qenë deklarata e Kerës, që ka bërë që Rama të ashpërsoj tonet, duke kërcënuar pedagogët dhe drejtuesit e universitetit.

Edi Rama

Zv/rektorja në pyetjen e saj u ndal tek plagjiaturat e doktoratave, ku shtoi se nuk dihet se si do të bëhet rregullimi i tyre dhe kush do ketë kompetencë për verifikimin.

Kjo gjë ka bërë që Rama të marrë mikrofonin duke thënë se për budalla nuk e bën dot asnjë dhe u shpreh se ai mund të marrë drejtimin e protestës dhe do i dërgojë studentët përball pedagogëve, që sipas tij nuk duan të bëjnë mësim dhe kanë thyer ligjin.

Edi Rama1

PËRGJIGJA E RAMËS

“Qeveria është përqendruar me të gjitha kapacitetin e vet, për ti dëgjuar studentët. Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentë dhe sa i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju personalisht, por duhet ta thoni qartë çfarë do bëni me plagjiaturat, nuk mund të na i lini ne si një top dhe të mos bëni mësim si një presion.

Nuk e kam personalisht, por duhet ta thoni qartë çfarë doni të bëni ju me plagjiaturat nuk e lini si top mes studentëve dhe qeverisë dhe nuk mund të mos u jepni mësim studentëve dhe të bëni presion që të tërhiqen nga transparenca e titujve, qeveria po dëgjon sot ato që nuk keni dëgjuar ju gjithë këto vite se ligji i arsimit të lartë ju ngarkon ju për gjithë ato që sot po i merr përsipër qeveria se këta janë fëmijët tanë dhe nuk i bëjmë top ping-pongu duke e kthyer çështjen e tyre në një beteje publike kompetencash por ligji i arsimit të lartë ju detyron ju dhe ju duhet ta kishit bërë transparencën për gjithë titujt, thojeni ca doni, u tregoni studentëve të vërtetën, doni ju të bëhet, apo nuk doni, pastaj sesi bëhet nuk ka asnjë problem, bëjeni ju, ne nuk duam të bëjmë detyrat përtej atyre që kemi, po i bëjmë që të mos i lëmë top ping pongu fëmijët tanë, këto janë detyrat tuaja që ua jep ligji që e kontestoni në mënyrë të padrejtë se nga ligji ju kërkojini liri por nuk doni përgjegjësi.

Na thoni  ç’a doni nga ne, e dimë çfarë duan studentët, ca doni ju unë e kam kuptuar por nuk kam ndërmend ta them akoma, mos prisni ditën që unë të bashkohem me st7udentët dhe të vijë përballë jush dhe tu them studentëve se çfarë nuk doni. Bëhuni ju bashkë tani dhe ndajeni ça doni, a nis në 65 a në 95, a 2015 këtë e thoni ju studentëve jo ne, ne nuk kemi problem, ju e dini shumë mirë për çfarë flas unë dhe çfarë ndodh, nuk janë studentët e ngujuar problemi por pedagogët që nuk shkojnë të japin mësim. Të drejtën për të ndërprerë njerëz në një sallë duhet ta harroni, nuk desha të ndërhyj por theksoj sot, i mirëpres kritikat, ama  një gjë të jetë e sigurt që të ndajmë kush bën çfarë, studentët bënë detyrën e tyre, ngritën zërin unë e kuptova, do flas nëse kjo shfaqje me shumë fytyra nuk do të mbarojë, duhet të ulemi të merremi me çështjen. Iniciativa jonë për të mbuluar me ministri fakultetet buroi si rezultat i dëgjimit të një halli të madh, pyetja ime është kush e ka ndaluar universitetit gjithë këto vite ti drejtohet qeverisë dhe ministrive, ne nuk e zbuluam sot e kemi thënë që ditën e parë që universiteti të hyjë në treg.

Nuk e kam për debat fare, në këtë pikë nuk mund të jemi peng, peng qeverinë nuk kumni për ta marrë dot, duke bërë presioni, duke u fshehur, duke mos shkuar në mësim etj., ne dimë vetëm kaq, ky proces duam të ndodhë, si do ndodhë, nuk ka rëndësi, parimisht duam apo nuk duam.

Nëse duam, urdhëro bëni propozimet dhe jemi dakord ta bëni ju gjithë procesin, nuk ka punë qeveria me vetting akademik.

Nuk do shkojë gjatë kjo histori, ta keni të qartë, unë këtë protestë nuk e le, sikur të ngelem vetëm, kuptoheni mirë këtë, mbaj gjithë përgjegjësitë edhe për borën që bie por për budalla njeri mua dot nuk më bën, kaq”.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.