Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen Shpresat e Alban Bushit ndaj Austrisë

Sep 9, 2019 | 14:47
SHPËRNDAJE

Kombëtarja Shpresa do të kërkojë sot fitoren e parë në Grupin 3 eliminator për Europianin U-21. Në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, të besuarit e Alban Bushit do të përballen me Austrinë, një kundërshtar shumë i fortë, por jo i pakalueshëm për kuqezinjtë.

Shpresa

Shqipëria U21 e ka mundur pak vite më parë Austrinë në shtëpi me shifrat 0- 3, pikërisht kur ekipi drejtohej nga Skënder Gega. FSHF njoftoi dje se hyrja për tifozët do të jetë falas në stadiumin “Niko Dovana”.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri Bushi ka preferuar futbollistët që aktivizoi nga minuta e parë në miqësoren ndaj Francës, teksa i vetmi ndryshim është aktivizimi i sulmuesit të Çelsit, Armando Broja nga minuta e parë, teksa ka ulur në stol, Xhakomo Vrionin.

SHQIPËRI U-21 – AUSTRI U-21 ORA 16:00

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRI U-21: Selmani, Ndrecka, Maloku, Bajrami, Shehu, Mersinaj, Mucolli, Mala, Kolaj, Broja, Ademi. Trajner: Alban Bushi.

AUSTRIA U-21: Ehman, Friedl, Danso, Maliçsek, Vober, Lovriç, Demaku, Arase, Baumgartner, Meister, Raguz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura