Presidenti i Tiranës, Refik Halili godet me grushte mjekun Preza

Sep 13, 2017 | 15:45
SHPËRNDAJE

Presidenti i Tiranës Refik Halili është përfshirë në një konflikt me mjekun Krenar Preza dhe e ka goditur me grushte këtë të fundit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe mësohet se behët fjalë për një konflikt pronësie.

halili

Sherri ka nisur pasi Preza i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati, presidentit Halili në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar, shkruan Opinion.

halili muka

 

Sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me mjekun Krenar Preza kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por janë konfliktuar me presidentin e Tiranës, i cili e ka goditur me grusht pas debateve mjekun.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura