“Presidenti i përbashkët”, reagon ashpër Ambasada e SHBA: Të zhgënjyer, gjuhë e shkujdesur

Feb 21, 2018 | 21:56
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për “President të Përbashkët” gjatë vizitës së tij në Kosovë në kuadër të 10 vjetorit të Pavarsisë.

Në një postim në rrjetin social ‘twitter’ Ambasada Amerikane shkruan:

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.”

sssssssssssss

“Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”,shkruhet në një postim në rrjetin social ‘twitter’.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura