EMRI/ Të shtëna me armë zjarri, vetëplagoset me armë gjahu 68-vjeçari

Dec 15, 2019 | 16:56
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Klos, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person, sipas “News 24”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fullqet të bashkisë Klos, në rrethin e Matit, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Gëzim Zhuku, 68-vjeç.

vrasje-naten-policia

Paraprakisht dyshohet se ai është vetë plagosur me armë gjahu, brenda shtëpisë.

68-vjeçari është nisur menjëherë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, apo gjendje e tij shëndetësore, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura