Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Jan 27, 2022 | 20:53
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari Edmond Ramollari.

Korrespondentja e Panorama.al bën me dije se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja.

Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e zjarrit në banesë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë incident.

Njoftimi i policisë së Korçës:

Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura