Pas ceremonisë mortore të tetë familjarëve, ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala

Dec 1, 2019 | 20:45
SHPËRNDAJE

Një tjetër anëtare e familjes Lala ka ndërruar jetë në spital.

viktima lala

Viktima është Fiqerete Lala. Kjo humbje e çon në 9 numrin e anëtarëve të kësaj familje, që humbën jetën si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Fiqerete Lala ndërroi jetë pas drekës së varrimit të 8 anëtare të familjes së saj, raporton News24.

Me vdekjen e Fiqerete Lalës shkon në 52 bilanci i viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa rreth 900 raportohet se kanë marrë mjekim në spitale.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, (i paralizuar)  52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete

lala455

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura