Ndërron jetë i dënuari në burgun e Shënkollit! I nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes

Oct 6, 2022 | 16:13
SHPËRNDAJE

Një i burgosur ka ndërruar jetë pasditen e sotme në burgun e Shënkollit në Lezhë.

burgushenkolli

Panorama.al mëson se bëhet fjalë për 55-vjeccarin Azem Dauti, i cili sipas informacioneve ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal të Lezhës.

Dauti vuante nga disa sëmundje dhe prej vitesh kurohej. Sot rreth orës 15.06 minuta, pasi ka konsumuar edhe vaktin e drekës, pacienti është konstatuar në gjendje shumë të rëndë klinike nga stafi mjekësor.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura