Ndërpritet vetingu për ish-gjyqtarin Imeraj, u dorëhoq nga Kushtetuesja

Feb 12, 2018 | 20:39
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë vetingun për Besnik Imerajn, ish-anëtarin  e Gjykatës Kushtetuese i cili dha  dorëheqjen rreth dy javë më parë.

Screenshot_9-8

Në një njoftim për mediat ky komision bën me dije se trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

 

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura