Ndalon makinën në mes të rrugës, policia i kërkon ta lëvizë. Shoferi nuk përmbahet, godet efektivin, por…

Jan 25, 2020 | 11:27
SHPËRNDAJE

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sopas policise, 45-vjeçari L (A). V. kishte lene makinen te ndaluar ne mes te rruges, e kur policia i ka kerkuar te haqe, ka kundërshtuar me dhunë duke goditur policin për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Policia-Lezhe-autobusi-malazeze

Shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë.

Arrestimi i tij u bë pasi në Rreshen, patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera.

45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për tē cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura