Helmimi i ish-spiunit në Britani/ NATO largon 7 anëtarë të stafit nga misioni rus

Mar 27, 2018 | 16:05
SHPËRNDAJE

NATO ka dëbuar shtatë diplomatë nga misioni i Rusisë në aleancë gjatë sulmit të agjentëve nervor në Britani këtë muaj, tha ditën e sotme sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, raporton Reuters.

ct-nato-stoltenberg-term-20171212

Stoltenberg tha se ky është vetëm një nga hapat e parë për t’i dhënë një mesazh të qartë Rusisë për veprimet e saj të rrezikshme. Sekretari i Përgjithshëm i NATO deklaroi gjithashtu zvogëlimin e misionit diplomatik të Rusisë në NATO me 10 persona.

“Kjo është një përgjigje e koordinuar kundër sulmit në Sailsbury dhe NATO do të jetë e gatshme të ndërmarrë edhe hapa të tjerë.

NATO ka zvogëluar numrin e stafit të misionit të Rusisë në NATO me 10 persona. Ky është një mesazh i qartë për Rusinë dhe veprimet e saj të rrezikshme”, deklaroi Stoltenberg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura