Shkon në 15 numri i personave me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: 3 raste të reja sot, kontakte të pacientëve të konfirmuar

Mar 11, 2020 | 20:08
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 15 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, ndërsa ministria e Shëndetësisë informon se tre raste të reja janë regjistruar sot.

Infektivi

Sipas Ministrisë, tre rastet e reja dhe janë kontakte të ngushta të pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19.

Ndërkohë kanë përfunduar edhe testimet për 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit, të cilët rezultuan negativë në testin për COVID-19.

Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 15 persona të identifikuar pozitiv. Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19. Ndërkohë kanë përfunduar testimet pasditen e sotme për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19.

Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 15 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit.

Gjendja shëndetësore e të prekurve paraqitet si vijon:

Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura