“Maturantët do ta zhvillojnë mësimin fizikisht në shkolla”/ Ministrja Kushi zbulon skenarin në rast rëndimi të situatës: Vetëm klasa e parë dhe….

Nov 26, 2020 | 14:56
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka folur sot për mediat në lidhje me zhvillimin e mësimit të kombinuar që do të nisë nga 1 dhjetori.

Ministrja bëri me dije se maturantët do ta zhvillojnë mësimin fizikisht në shkollë, sikundër edhe klasa e parë dhe e pestë, duke u përjashtuar nga mësimi online.

“Gjatë kësaj periudhë do të vazhdojë i njëjti program mësimor. Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore lidhur me situatën  e tyre dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë. Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor dhe klasa e 12, pra maturantët, do të zhvillojnë normalisht orët në shkollë.

Ministrja zbuloi skemën e re i përket klasave të tjera, duke thënë se në javët tek (1-3), 2 ditët e para zhvillohet mësim në shkollë, dhe tre të tjerat online, kurse në javët çift (2-4) dy ditët e para online, dhe tre të tjerat në shkollë.

Ajo zbuloi edhe skenarin në rast se do të kemi një situatë të rënduar me pandeminë Covid-19, duke u shprehur se klasat e para dhe të 12-ta do të jenë të pranishme fizikisht në klasa.

“Në raste edhe më të rënduara vetëm klasa e parë dhe e 12 do të jenë në mjediset fizike të shkollës. Në raste të veçanta, kur ka raporte mjekësore, nxënësit mund ta zhvillojnë mësimin tërësisht online. Në ato shkolla ku numri i nxënësve është i ulët dhe s’ka raste me Covid-19 mund të zbatohet edhe skenari i parë. Gjatë kësaj periudhë kanali i dedikuar RTSH Shkolla dhe Akademi.al do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve”, vijoi Evis Kushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura