Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, reagon OSBE: Hap i rëndësishëm për trajtimin e rekomandimeve tona

| 16:53
SHPËRNDAJE

OSBE ka reaguar pas marrëveshjes së palëve politike në vend për reformën Zgjedhore.

Me një shënim në Twitter, OSBE përshëndet marrëveshjen, ndërsa e sheh si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur.

osbeeeeee

Postimi i plotë i OSBE:

Prezenca e OSBE mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj.

Forcat kryesore politike ne vend arritën sot një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars.

Në një tryezë të bashkëkryetarëve të komisionit të posaçëm, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari me dy përfaqësues të mandatuar nga opozita e bashkuar, Petrit Vasili nga LSI e Oerd Bylykbashi nga PD,  ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.