Makina përplas kalimtaren në Fier, 51-vjeçarja humb jetën në spital

May 22, 2018 | 21:41
SHPËRNDAJE

Nje aksident i rende ka ndodhur pak minuta me pare ne Fier, ku nje 51 vjeçare ka humbur jeten pasi eshte perplasur nga nje makine.

Viktima eshte identifikuar si Lindita Kola, 51 vjeç, ndersa shoferi i automjetit ka qene Hysen Shehu, 25 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur ne zonen e quajtur “Sheq i Madh”, ndersa viktima ishte duke kaluar rrugen.

Lindita Kola ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier ndersa shtetasi Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

fgf

Njoftimi i policise:

Informacion paraprak

Në datën 22.05.2018, rreth orës 20:45, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, shtetasi Hysen Shehu, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” duke drejtuar automjetin tip “Audi“, ka përplasur shtetasen L.K, 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Shtetasja L.K ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Shtetasi Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura