Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndihet edhe në Tiranë! Ja sa ishte magnituda

Sep 21, 2021 | 16:06
SHPËRNDAJE

termeti

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri, ku është ndjerë edhe në Tiranë.

Burime nga IGJEUM bëjnë të ditur se magnituda e tërmetit ka qenë 3.7 e shkallës Rihter ndërsa epiqendra 6 km në jug të Klosit.

Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 km.

Por sipas faqes së specializuar për matjen e tërmeteve, EMSC, magnituda e tërmetit ishte 3.9 e shkallës Rihter dhe është regjistruar 24 km në verilindje të Tiranës.

Thellësia e lëkundjeve sipas matjeve të para ka qenë 10 km. Dy vite më parë, në 21 shtator 2019, pikërisht në të njëjtën datë si sot, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 shkundi vendin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa në disa qytete.

termeti1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura