Kuvendi miraton me 118 vota pro zgjatjen e afateve për organet e Vetingut

Feb 10, 2022 | 18:43
SHPËRNDAJE

Kuvendi ka miratuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publik.

Në total kanë qenë 118 vota pro zgjatjes së afateve të organeve të Vetingut, 0 kundër dhe katër abstenim.

Votimi ne kuvend11

Pak para nisjes së Kuvendit Partia Demokratike zyrtarizoi votën pro zgjatjes së afateve të Vetingut. Ndërkaq, kundër u shpreh grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa LSI abstenoi.

Kujtojmë që SHBA dhe BE prej kohësh kanë apeluar partitë politike në Shqipëri që të bashkojnë votat në Kuvend për zgjatjen e mandatit të vetingut.

Në një deklaratë të përbashkët të dy selive diplomatike dje u theksua se zgjatja e mandatit të organeve të vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Sjellim në vëmendje që pas kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, mazhoranca ndërmori nismën për zgjatjen e afatit të organeve të drejtësisë deri më 31 dhjetor 2024.

Në një opinion dërguar Kuvendit edhe Komisioni i Venecias pranoi se ka arsye objektive për zgjatjen e mandatit dhe e cilësoi nismën në përputhje me standardet evropiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura