Kuvendi dorëzon vendimin që lejon arrestimin e dy deputetëve, prokurorët Binaj e Xholi përgatisin letrat për në gjykatë

Mar 26, 2015 | 14:43
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Sapo kane marre ne dore vendimin e Kuvendit, qe lejon arrestimin e dy deputeteve Tom Doshi e mark Frroku, dy nga prokuroret e ceshtjes, Altin Binaj dhe Adnand Xholi kane nisur pergatitjen e letrave perkatese per vijimin e procedures per ndalim. 

Burime per “Panorama Online” bejne me dije se dy jane menyrat se si do te procedohet per rastet ne fjale; ose me kerkese ne Gjykaten e Larte, ose direkt me udher ndalimi drejtuar policise.

Me heret, Kuvendi i Shqipërisë dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme procesverbalin e seancës së sotme plenare, së bashku me vendimin e Kuvendit që lejon organin e akuzës të bëjë arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. 

Dorezimi i vendimit te Kuvendit ne Prokurorine e Pergjithshme

Vetëm pak minuta pasi deputetët votuan pro heqjes së imunitetit për dy deputetët vënë në shenjestër nga Prokuroria, makina e Kuvendit është parë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe përfaqësuesi i parlamentit ka dorëzuar dorazi procesverbalin dhe vendimin e sotëm.

Makina e Kuvendit ne hyrje te Prokurorise

Kuvendi miratoi sot ne mesdite, pa pranine e opozites raportin qe i jep dore te lire prokurorise te beje prangosjen e tyre per llogari te hetimit te ceshtjes “Doshi”.

Pas kesaj, eshte Gjykata e Larte ajo qe do te beje vleresimin e kerkeses se organit te akuzes, nese do ta pranoje apo jo arrestimin e tyre.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura