Italia në krizë politike/ Matteo Renzi tërheq dy ministra nga qeveria “Conte”

Jan 13, 2021 | 18:40
SHPËRNDAJE

Matteo Renzi ka tërhequr dy ministra nga qeveria e Giuseppe Contes. Një akt ky që e çon Italinë drejt një krize politike, në një kohë kur vendi përballet me pandeminë e Covid-19. 

renz

Lajmi u konfirmua nga vetë lideri i “Italia Viva” Mateo Renzi përmes një konference për media, ku njoftoi dorëheqjet e Teresa Bellanova-s dhe Elena Bonetti-n.

Ne po jetojmë në një krizë të madhe politike, po diskutojmë mbi rreziqet e pandemisë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato.Kriza është hapur prej muajsh dhe jo nga ne“, tha udhëheqësi i Italia Viva-s, duke shtuar: “Ne kemi besim te Mattarella (presidenti)”.

Para se Renzi të lajmëronte lëvizjet, kryeministri Giuseppe Conte kishte zhvilluar një takim kokë më kokë me presidentin Mattarella për ndërmjetësimin e krizës. Vetë kreu i shtetit theksoi sot nevojën për të dalë shpejt nga kjo gjendje pasigurie. 

Kryeministri Conte u pyet nga gazetarët nëse lëvizjet nënkuptojnë një krizë politike në vend. “Krizë? Shpresoj që jo!”, u përgjigj Conte.

Ndërkaq ka zëra se Kryeministri po punon për një dokument të përbashkët që do të nënshkruhet për ta mbajtur në këmbë mazhorancën. Sjellim në vëmendje që pandemia ndikoi në krisjen e raporteve në koalicionin qeverisës, që u përfshi nga debate të shumta lidhur me menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian për menaxhimin e situatës. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura