Incidenti me ashensorin e pallatit ku u plagosën dy persona, arrestohet tekniku i mirëmbajtjes, procedohet administratori i firmës (EMRAT)

Sep 12, 2021 | 18:34
SHPËRNDAJE

Në lidhje me incidentin në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ashensori i një pallati u rrëzua dhe dy gra mbeten te plagosura, policia ka vënë në pranga teknikun e mirëmbajtjes, ndërsa ka nisur hetimi për administratorin e firmës.

ashensor 32

Kështu në pranga është vënë shtetasi, Defrim Shabani 34 vjeç ndërsa u procedua penalisht, Dritan Shabani.

Sipas policisë arrestimi i 34-vjeçarit u bë me akuzen e ‘shkeljes se rregullave te mirembajtjes ne pune”.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, thote policia.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij shtetasi D. Sh si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshem.

SI NDODHI NGJARJA

Incidenti ka ndodhur gjate mbremjes se kaluar, ku ashensori u rrezua pasi iu keputen kavot.

Përveç dy grave të plagosura, kur ndodhi aksidenti në ashensor ndodheshin edhe dy persona të tjerë që nuk pësuan lëndime.

Raportohet se njëra prej grave mori shërbim mjekësor dhe më pas u largua drejt banesës, ndërkohë që tjetra ndodhet ende e shtruar, pasi është e pavetëdijshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura