I tha Ballës skizofren, socialistët përjashtojnë deputetin Petrit Vasili për 5 ditë nga punimet e Kuvendit

Nov 24, 2022 | 17:06
SHPËRNDAJE

Kuvendi vendosi të përjashtojë deputetin Petrit Vasili pas kërkesës së Partisë Socialiste për fyerje të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës.

Sipas Kuvendit, gjatë fjalës së tij, Petrit Vasili bëri interpretim jo të saktë të rregullores së Parlamentit dhe në momentin që i ndërhyri Taulant Balla, deputeti i PL-së iu drejtua me fjalë fyese.

Kërkesa e PS-së u firmos nga 7 deputetë socialistë, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Duraku, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

Njoftimi i Kuvendit:

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja
joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në
kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

DEBATI

“Molla e sherrit” mes Ballës dhe Vasilit u bë rregullorja për përcaktimin e kohës për deputetët jashtë grupeve parlamentare.

Teksa fliste Vasili, Taulant Balla i ndërhyri në fjalën e tij, gjë që solli reagimin e deputetit të PL-së i cili iu drejtua kreut të grupit parlamentar socialist me fjalët, “skizofren, idiot”.

Vasili ka “shpërthyer” ndaj kryetarit te grupit parlamentar te PS, duke e quajtur atë “skizofren”.

Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje lexoje…

Vasili: O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo…

*KERKESA E PARTISE SOCIALISTE PER PERJASHTIMIN E PETRIT VASILIT*

Kerkesa per perjashtimin e Petrit Vasilit

 

Kerkesa per perjashtimin e Petrit Vasilit

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura