I dënuar me 9 vite burg për prostitucion, Gjykata e Shkodrës njeh dënimin për Safet Bajrin

Mar 2, 2019 | 21:34
SHPËRNDAJE

Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e ardhur nga Belgjika për Safet Bajrin, i cili rezulton i dënuar me 8.9 vite burg në shtetin belg. 

safet-bajri-640x361

Sipas News24, në mungesë të ekstradimit, Bajri do të vuaj dënimin në Shqipëri.

Safet Bajri,apo siç njihet  ndryshe si i “Forti i Shkodrës”, u arrestua në shtator të vitit 2018, në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut” gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër, në aksionin e koduar “Oaz”.

“I forti” i Shkodrës është dënuar në 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë akuzohej se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

GRUPI 

Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në Europë.

Ndërsa paratë e fituara nga ky aktivitet i investonin brenda vendit. Nga ana tjetër, burimet thonë se për disa nga veprat penale, për të cilat ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohen edhe nga Policia belge, kryesisht për pengmarrje, gjobëvënie, madje edhe vrasje, ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë e zhvillojnë aktivitetin atje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura