I bënë pritë pasi tërhoqi paratë nga banka, maskat i vjedhin 15 mijë euro

Dec 12, 2019 | 19:11
SHPËRNDAJE

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel. Sipas policisë, një person, i identifikuar si D. Bushi, është paraqitur në komisariat, ku ka denoncuar grabitjen e 15 mijë eurove.

Ngjarja ndodhi rrugës për në fshatin Derjan, ndërsa policia sqaron gjithashtu se Bushi, së bashku me dy persona të tjerë, ishin nën efektin e alkoolit para nisjes drejt.

 

grabitje-me-maske-750x430-587x337
Foto ilustrim

Bushi  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallëzimin, pasi pretendon se duke lëvizur me automjetin e tij në fshatin Burgajet, e kanë ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se i kanë marrë me forcë një sasi parash, celularin dhe çelësin e makinës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Mat, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimit po vijojnë punën për,  zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura