Grabitja me forcë e makinës së ‘Security’, policia zbardh detaje: Në autostradën Tiranë-Durrës u gjet…

Dec 2, 2019 | 14:03
SHPËRNDAJE

POlicia-e-shtetit-e1519830758966

UPDATE/ Policia e Tiranës thotë se persona të paidentifikuar ende kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit. Por më pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes

Grabitet një makinë e ‘Security’ në autostradën Tiranë-Durrës, detajet e para

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megategut.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megatek.

Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megatekut”.

BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura