VIDEO/ Me kapuç dhe levë në dorë, një person grabit institucionin financiar tek Komuna e Parisit. Ja shuma që mori

Jan 7, 2020 | 18:45
SHPËRNDAJE

Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme tek Komuna e Parisit, ndërsa burime për Panorama konfirmojnë se në shënjestër ka qenë fondi financiar NOA.

Ngjarja ka ndodhur para disa minutash, ndërsa mësohet se një person, i maskuar me kapuç dhe me një levë në dorë, është futur në filialin e kësaj kompanie që jap kredi të vogla dhe u ka marrë rreth 50 mijë lekë të reja tek banaku, dhe largohet më pas me vrap.

grabitja noa

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po heton për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura