Sherr mes fermerëve në Maliq, goditet me thikë një prej tyre! Ndërron jetë në spital (Emrat)

Aug 8, 2022 | 22:03
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Maliqit mbrëmjen e kësaj të hëne. Një person është goditur me thikë nga një tjetër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Panorama.al mëson se janë përfshirë në konflikt dy fermerë në fshatin Rrëmbec në Maliq. Njëri prej tyre, Velo Hazisllari goditi me thikë bashkëfshatarin Nesti Sotiri.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Konflikti që përfundoi me vrasjen e 60-vjeçarit dyshohet se ka ardhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori ishin komshinj në fshat dhe kanë pasur konflikte të vjetra.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura