Gjendet pa jetë në banesë 45-vjeçarja, Policia: Nga këqyrja paraprake e kufomës…

Feb 25, 2020 | 17:02
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në Cërrik. Sipas Policisë, gruaja është gjetur në banesën e saj, në fshatin Xibrakë, ndërsa nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 45-vjeçares, ndërsa grupi hetimor po punon për  dokumentimin dhe zbardhjen  të rrethanave të ngjarjes.

ambulanca

Njoftimi i plotë i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Në fshatin Xibrakë, Cërrik në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja B.B., 45 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e kufomës  nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për  dokumentimin dhe zbardhjen  të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura