Me shiringë në bark, gjendet i pajetë në një godinë të braktisur një 23 vjeçar

Dec 13, 2017 | 18:56
SHPËRNDAJE

Nje 23 vjeçar eshte gjetur i pa jete ne nje banese te braktisur ne lagjen “4Heronjte” ne Vlore.

Burime zyrtare nga policia vbejne me dije se shtetasi me inicialet E.D u gjet ne nje godine i shtrire dhe pa shenje jete.

Trupi

Dyshohet që shtetasi të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga kqyrja paraprake e kufomës, është konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.

Informacion paraprak

Më datë 13.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”4 Heronjtë”, në një godinë të braktisur ndodhet një shtetas i pajetë.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në një godinë të braktisur ndodhej i shtrirë dhe i pajetë shtetasi E.D., 23 vjeç.

Dyshohet që shtetasi të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga kqyrja paraprake e kufomës, është konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.

Për këtë shtetas familjarët ditën e sotme kanë njoftuar në Polici se shtetasi E.D., është larguar nga banesa.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura