E rëndë/ 38-vjeçari gjendet i pajetë në makinën e tij, dyshohet…

Oct 9, 2019 | 16:51
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jeta në makinën e tij, ditën e sotme, në kryeqytet.

Sipas policisë, trupi është gjetur rreth orës 16:00, në rrugën “Mustafa Matohiti”, në  automjetin e ndezur tip “BMW”.

ambulanca-770x439_c

Paraprakisht dyshohet se 38-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në  automjetin e ndezur tip “BMË”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura