Aksident i rëndë në Gramsh/ Humbin jetën dy persona, 8 të tjerë të plagosur, dyshohet sirianë

Feb 22, 2020 | 22:08
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në Gramsh, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çekrez, ku sipas “News 24”, një makinë fuoristradë tip ‘ML’  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Paraprakisht dyshohet se personat që kanë qenë në automjet janë shtetas sirianë.

Tetë të plagosur kanë marrë mjekimin e parë në spitalin e Gramshit, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Për momentin nuk dihen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia ka nisur hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura