Tragjike në Vlorë/ U hodh nga lartësia e pallatit, ndërron jetë gruaja 34-vjeçare dhe foshnja i saj

Nov 26, 2021 | 13:09
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Vlorën, ku një grua 34-vjeçare u hodh nga lartësia e pallatit bashkë me foshnjën e saj 1 vjeç.

“Panorama” mëson se foshnja ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa gruaja ka ndërruar jetë në spital.

Sipas dëshmisë së banorëve në vendngjarje, gruaja është hedhur nga kati i pestë i një pallati në lagjen “Pavarësia”, ku nuk ishte banore.

Dëshmitarët tregojnë se gruaja ka shfaqur fillimisht shenja jete, por ka ndërruar më pas jetë në spital. Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 34-vjeçaren të ndërmarrë një veprim të tillë.

NJOFTIMI 

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura