U gjetën të asfiksuar, detaje mbi ngjarjen tragjike/ 50-vjeçarja ishte larguar nga banesa, 60-vjeçari nuk i përgjigjej në telefon të birit. Si u hap me forcë dera (EMRAT)

Nov 28, 2021 | 9:47
SHPËRNDAJE

Gazetarja e “Panorama” Etleva Delia zbardh detaje mbi ngjarjen tragjike të ndodhur në Golem, ku një 60-vjeçar dhe një 50-vjeçare u gjetën të pajetë në banesë, e dyshohet të kenë vdekur si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Durres

Bëhet fjalë për shtetasin Mihal Jani dhe Anila Llulla, të cilët u gjetën pa shenja jete në katin e dytë të një pallati, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup.

Mësohet se e ndjera Anila Llulla ishte larguar nga banesa më 25 nëntor, sipas kallëzimit të bërë nga djali i saj në Komisariatin nr.4 të Policisë. Ndërsa i biri i të ndjerit Mihal Janai ka marrë dje në telefon të atin, por ai nuk i përgjigjej.

I shqetësuar i biri ka shkuar pasdite te shtëpia dhe i ka rënë derës por pa e hapur dot. Ai kërkoi ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses dhe në orën 17:45 shtëpia është hapur me forcë nga “blutë” dhe zjarrfikësja që i kanë gjetur të pajetë dy personat.

Sipas hetimeve paraprake ata janë asfiksuar nga gazi dhe kanë ndërruar jetë mbrëmë. Komshinjtë po ashtu bëjnë me dije se e kanë ndjerë erën e gazit në pallat.

NJOFTIMI PARAPRAK 

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura