1 Prilli/ “Dorëzohet” Edi Rama, pranon qeverinë teknike dhe…

Apr 2, 2017 | 9:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij në FB, Amarcord shkruan se fotoja e sotme është e fundit për këtë rubrikë që do të mbyllet, pasi sipas tij janë bërë përgatitjet për qeveri teknike.

Rama-AmarcordPor në fakt kjo është thjesht një shaka me rastin e 1 Prillit, konsideruar si ditën e “rrenave”.

STATUSI

AMARCORD

Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!

Lamtumirë!!!….

(Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet? Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës? Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit?)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura