“Dorëzohet Klement Balili”, ish-kryeministri tregon planin: Është nisur me…

Jan 15, 2019 | 10:41
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar një mesazhi ardhur në adresë të tij, shprehet se Klemend Balili është dorëzuar te autoritet shqiptare.

balili1

Në një status në Facebook, Berisha shkruan: Dorezohet Klement Balili!

Qytetari dixhital informon. sb

Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt Tiranes me Rigels Balilin”.

Berisha sali

Klemend Balili, i njohur edhe si Eskobari i Ballkanit, është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh nga autoritetet greke dhe ato shqiptare, si drejtuesi i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge.

 

Provat nga Greqia

Dje, u raportua se Greqia i është përgjigjur në fund të muajit dhjetor 2018, përmes një letërporosie, kërkesës së Krimeve të Rënda, e cila këmbënguli t’i dorëzoheshin prova shtesë ndaj 46-vjeçarit. Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i prokurorisë që në 2018 zgjati 3 herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, por që për shkak të dështimit të policisë për ta arrestuar, u quajt nga ish-ambasadori Donald Lu edhe si magjistari.

Tashmë që pala greke i bashkangjit akte të reja, mes tyre procesverbale të kqyrjes së ngarkesës së hashashit dhe dëshmitë e dy të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, sfida për prokurorinë është se sa kohë do t’i duhet asaj për t’i mbyllur hetimet.

Megjithatë, edhe pse nuk jepen detaje nëse kanë apo jo vlerë për hetimet procesverbalet e dorëzuara, një burim tha se pritet që brenda muajit janar prokuroria t’i dorëzojë gjykatës dosjen e mbyllur.

Pas dorëzimit të dosjes është gjykata që do të vlerësojë në një seancë paraprake për dërgimin në gjykatë të Balilit për veprat e trafikut dhe të grupit kriminal.

Denoncimet e Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar edhe më herët disa ngjarje të cilët më pas janë konfirmuar nga policia. Ndër to, janë “avionët me drogë në Divjakë”, që nga mazhoranca u quajtën mushkonja pas denoncimit të ish-kryeministrit, por që u pasuan me gjetjen e një avioni me drogë dhe arrestimin e pilotit, italianit Xhorxho Riformato. Një tjetër denoncim që rezultoi i saktë ishte edhe sasia e konsiderueshme e drogës e kapur në Vlorë vitin e kaluar, në një aksion kur u arrestua edhe “financieri i Habilajve” Nezar Seiti, apo edhe arrestimi i Orest Sotës me një sasi të konsiderueshme parash dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.  /Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura