“Do  t’ia dalim së bashku, jemi ende me Shqipërinë”- SHBA premton 100 milion dollarë për luftën kundër koronavirusit

Mar 20, 2020 | 16:25
SHPËRNDAJE

Ambasada-e-SHBA-e1449595157267SHBA ka premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.

Me një shënim në facebook, në faqen e Ambasadës së SHBA, sqarohet se kjo ndihmë shkon për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, për luftën ndaj koronavirusit.

Mesazhi i plotë në facebook:

“Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19. Kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, Ambasadorja Yuri Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura