Digjet natën BMW-ja e nënkryetarit të bashkisë Ballsh, dyshimet e para

Aug 24, 2018 | 8:11
SHPËRNDAJE

Digjet gjate nates makina BMW ne pronesi të nenkryetarit te bashkise Ballsh, shtetasit H.S. Policia ben me dije se makina eshte djegur rreth ores 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh.

ILUSTRUESE
ILUSTRUESE

Informacion paraprak

Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura