Një hap larg shkarkimit/ Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro ngritjes së akuzave për Donald Trump

| 23:12
SHPËRNDAJE

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar sot pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e presidentit në detyrë të SHBA-ve Donald Trump. 

Një vendim historik, ku përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar të paktën 10 ligjvënës republikanë. Në total ishin 231 vota pro fajësim, dhe 197 vota kundër.

tru,p

Procedurat tanimë i kalojnë Senatit, Dhomës së Lartë të Kongresit, ku do të zhvillohet edhe gjyqi ndaj tij.

Donald Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” gjatë trazirave në Capitol javën e shkuar, ku mbetën 5 persona të vdekur.

Në një deklaratë të mëhershme Donald Trump bëri thirrje që të shmanget dhuna dhe vandalizmat.

Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit”.

Është hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.