Dështimi i negociatave, reagon për herë të parë Partia Socialiste

May 17, 2017 | 13:36
SHPËRNDAJE

Ka reaguar Partia Socialiste në një deklaratë për media pas dështimit të negociatave.

Ajo është shprehur se PD të heqë dorë nga shantazhet të kthehet në garën e rrugës demokratike.

edi-rama-del-nga-selia-e-partise-socialiste-ps_0

 

DEKLARATA E PLOTE
Partia Socialiste shpreh keqardhjen per abuzimet mediatike te te ashtuquajturit koalicion opozitar, me nje proces shume serioz dhe delikat perpjekjesh per ta kthyer Partine Demokratike ne rrugen e arsyes.

Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.

Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.

Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla. Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.

Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura