LAJMI I FUNDIT/ “Bomba” e merkatos, Latifi firmos me Vllazninë. Kuqeblutë fituan garën për kosovarin me…

Jul 1, 2021 | 17:30
SHPËRNDAJE

Ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport”, ditën e djeshme, Lirdon Latifi është zyrtarisht futbolli i Vllaznisë. Ka qenë klubi shkodran që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka prezantuar goditjen e bujshme në merkato.

Latifi Vllaznia

Latifi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, teksa vlen të theksohet fakti se Vllaznia fitoi garën me Tiranën, për shërbimet e ish-yllit të Skënderbeut.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

ZYRTARE: LIRIDON LATIFI FIRMOS PËR VLLAZNINË
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.
Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura