Bie nga pallati ku po punonte, gjen vdekjen e menjëhershme 40-vjeçari në Tiranë

Apr 18, 2018 | 17:30
SHPËRNDAJE

Nje 40 vjecar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rene nga nje pallat ne Tirane. Sipas informacioneve te policisë, mësohet se ai ishte duke punuar ne nje pallat qe ishte ne ndërtim ne rrugën “Xhorxh Bushi”.

Shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Njoftimi i policise:

Tiranë

Informacion paraprak

Me datë 18.04.2018, rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër në një pallat në ndërtim ka rën nga lartësia një shtetas.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Xhorxh Bush” në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura