Autobusi përplas 17-vjeçarin me biçiletë, dërgohet me urgjencë në spital

Jul 6, 2020 | 19:11
SHPËRNDAJE

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Policia e Shtetit bën me dije se aksidenti ndodhi në rrugën “Dedë Gjo Luli”, rreth orës 18:35, ku një autobus ka përplasur 17-vjeçarin me inicialet G.R., i cili po lëvizte me biçikletë.

ambulanca-770x439_c

Ai u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ​ në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura