Asambleja në KOKSH, Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri

Apr 17, 2021 | 15:37
SHPËRNDAJE

Ashtu siç edhe pritej, Fidel Ylli është presidenti më i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar. Pas asamblesë së ditës së sotme, ku është votuar për presidentin dhe drejtuesit e tjerë të KOKSH, Fidel Ylli është zgjedhur në krye të këtij institucioni me shumicë votash.

175371258_3983358888398008_91025241180110529_n

Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Në asamblenë e ditës së sotme nuk munguan as debatet mes kandidatëve për president, me Martin Bibën që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, por kjo nuk u realizua.

Ylli shihej edhe si favoriti kryesor për t’u zgjedhur si president i KOKSH dhe kjo ndodhi. Akuza të shumta kishte gjatë asamblesë, me FSHF që kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve gjithashtu.

Ylli është zgjedhur në krye të KOKSH pa votën e FSHF dhe disa federatëve të tjera, të përjashtuara për arsye procedurale.

Rendi i ditës:
1. Fjala e hapjes nga z.Vojo Malo, Zv.president dhe president në detyrë i KOKSH
2. Marrja e detyrës nga Komisioni i Verifikimit dhe Etikës (KVE)
3. Prezantimi i kandidatëve për organet drejtuese të KOKSH (sipas listës)
4. Fjala e kandidatëve për president

PRAG-ASAMBLEJA:

14:20- Ka nisur votimi!

175371258_3983358888398008_91025241180110529_n

12:59- Kandidati për president, Fidel Ylli në fjalën e tij është shprehur: “Ministria jep rroga skandaloze për KOKSH-in. Unë vij nga sporti dhe jo nga pularia. Me shihni si njeri te sportit dhe jo te politikes”.

12:34- Ka filluar asambleja e KOKSH.

KOKSH ASAMBKLEJA

12:23- Gradualisht salla po mbushet.

12:12- Fillojnë të mbërrijnë anëtarët.

asambleja koksh


ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura