Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar për vrasjen Pjerin Xhuvanit, zbulohen detaje nga Elbasani (EMRI)

Apr 21, 2021 | 15:53
SHPËRNDAJE

Ish-efektivi i Forcave RENEA Arbër Papleka, i cili dyshohet si autori kryesor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, është vetëdorëzuar. 

Burime për “Panoramën” bëjnë me dije se autori është vetëdorëzuar nga makina e stafit të drejtuesit të PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi.

Disa persona janë shoqëruar dhe të tjerë po merren në pyetje lidhur me vrasjen e e militantit të PS-së, ngjarje e ndodhur sot në lagjen “5 Maji”.

Të plagosur kanë mbetur katër persona, mes të cilëve edhe një efektive policie dhe dhëndri i viktimës, Elton Budinaku. Në momentin e vrasjes, viktima ka qenë duke ecur në këmbë dhe i shoqëruar nga dhëndri i tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje armësh, dhe për këtë arsye dyshohet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve politike që po bënin fushatë. Autori i dyshuar Arbër Papleka ishte larguar nga Policia dy vite më parë.

I ndjeri Pjerin Xhuvani është akuzuar nga Partia Demokratike se gjatë festimeve të Ditës së Verës, ka qenë ndër personat që ka organizuar konfliktin mes militantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Ai është cilësuar gjithashtu si organizator i grupit kriminal, i përfshirë për laboratorin e drogës në Xibrakë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura